Zyrtare nga KQZ: Miratohet zëvendësimi i Kadri Veselit në Kuvend

Indeksonline mëson se tashmë edhe zyrtarisht KQZ-ja ka miratuar kërkesën për zëvendësimin e deputetit, Kadri Veseli me Fadil Nurën e PDK-së.
Mësohet se tashmë vendimi i organit zgjedhor i është dërguar Kuvendit të Kosovës dhe është njoftuar Zyra e Presidencës.

Ndryshe, dorëheqja e Veselit nga Legjislativi u bë pas ngritjes së aktakuzës nga Gjykata Speciale.
Vlen të theksohet se lideri i PDK-së, së bashku me krerët e UÇK-së, po akuzohet nga Gjykata Speciale për krimet e pretenduara gjatë luftës në Kosovë.