75 Mall Live Search
21:08 / E Enjte, 19 Nëntor 2020 / V R

Labi, që mori përsipër ndihmën për Valentinën, me shkrim prekës për të!

Valentina Ibrahimi, 24-vjeçarja nga Ferizaj, ka ndërruar jetë tragjikisht sot, pasi vuante nga leukemia akute.

Ajo ndodhej për shërim në Turqi, ku edhe ishte duke marrë trajtim, ndërsa qytetarë të shumtë u angazhuan të grumbullonin parat e nevojshme që shërimin e saj.

Në mesin e tyre edhe këngëtari Labinot Tahiri, i cili u kthye nga Gjermani për t’i dalë në ndihmë Valentinës.

Pas lajmit të hidhur që Valentina ka ndërruar jetë, Labi përmes një videoje ‘live’ në Facebook i pikëlluar falënderoi të gjithë ata që dhuruan për shërimin e Valentinës, e cila nuk arrtit ta mposht sëmundjen e rëndë./Indeksonline/