75 Mall Live Search
21:53 / E Enjte, 19 Nëntor 2020 / OSH

Florim Ejupi për akuzat e Vuçiqit: Shkijet e shpiunat çdoherë janë mundu me ma ngjit mu

Florim Ejupi ka folur për akuza të ndryshme ndaj tij, përfshirë edhe vrasjen e Oliver Ivanoviq.

Për akuzën e presidentit serb, Aleksander Vuçiq lidhur me rastin Ivanoviq, Bujupi thotë se asgjë nuk është e vërtetë.

‘’Shkijet cdo herë janë mundu me ma ngjit mu. Jo vec shkijet por edhe shpiunat. I falënderohem Zotit që jam në Gjermani, se në Kosova ma kishin vesh. Këta e dijnë ku kam qenë’’, thotë ai.

Për rastin e Nish-Express, thotë se kanë dashur t’ia veshin shqiptarëve.

‘’Po dikush si puna e Vebisë, u qu ka folë me ta, i kanë thënë bëja me gisht qetij, u kry puna.

Ndryshe, Florim Ejupi njihet si i dyshuari kryesor i një rasti të cilësuar si sulm terrorist nga ku në një autobus civil i mbushur me serbë, u sulmua më 16 shkurt të vitit 2001.

Nga ajo bombë, u vranë 12 civilë serbë dhe u plagosën 40 të tjerë të gjithë këta po udhëtonin drejt manastirit të Graçanicës nga Nishi i Serbisë.

Ejupi ishte arrestuar nga policia e UNMIK-ut në atëkohë derisa ishte arratisur nga burgu ushtarak në kampin e Bondsteelit, për t’u arrestuar përsëri në Tiranë, ndërkaq, në vitin 2009 i njëjti u lirua në mungesë të provave.

Ejupi ishte dënuar me 40 vjet burgim, derisa është liruar nga Burgu i Dubravës pas tetë vitesh që kishte qëndruar në qeli.