75 Mall Live Search
09:45 / E Premte, 20 Nëntor 2020 / OSH

Rruga B e bllokuar nga mëngjesi, pas grabitjes së filiales së bankës

Rruga B është e bllokuar që nga mëngjesi, pas grabitjes së filiales së BKT-së në këtë pjesë, shkruan IndeksOnline.

Rreth orës 05:30 disa persona ia kishin “mësyrë” filales për të grabitur në Prishtinë me mjet shpërthyes.

Zëdhnësja e PK-së, Flora Ahmeti për IndeksOnline ka thënë se grabitja është realizuar duke dëmtuar një bankomat të një banke, me një mjet shpërthyes.

Gjatë grabitjes është përdorur edhe arma e zjarrit me të cilën kanë shtënë në drejtim të rojës, fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Ajo ka shtuar se ekzaminimi po vazhdon në vendngjarje, hetuesit policor janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar./IndeksOnline/