“Vrasësi i qeshur”, kush është personi që u pagua të kryej vrasjen e Aleksander Vuçiqit

Policia hungaraze ka arritur të arrestoj vitin e kaluar njërin nga personat më të rrezikshëm në këtë shtet dhe më gjerë. Caba Der është emri i personit që njihet me nofkën “Vrasësi i qeshur”. 39 vjeçari e ka marrë këtë nofkë ngase thuhet se ka kryer disa vrasje dhe të gjitha ato i ka kryer duke qeshur.
Policia hungareze ka thënë se bëhet fjalë për një person tejet të rrezikshëm e gjakftohtë, shkruan Indeksonline.
Në një intervistë dje për drejtësinë hungareze, Der ka zbuluar se dy organizata kriminale në Serbi i kishin ofruar shumë para që të kryej vrasjen e Aleksander Vuçiqit.
Presidenti serb e ka marrë këtë njoftim mbrëmë, por ka thënë se nuk i intereson kjo dhe se nuk ka frikë nga askush.
Hungarezi i arrestuar dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e së paku 12 njerëzve me buzëqeshje, para dëshmitarëve dhe pa i frikësuar nga kamerat./Indeksonline/