Loja e Barcelonës dëmton seriozisht shëndetin– Atletico Madridi fiton derbin!
Klubi i Barcelonës është mposhtur me rezultat 1:0 nga Atletico Madrid.
Ishte Carrasco që shfrytëzoj një gabim të Piques dhe Ter Stegenit në minutën e 45-të dhe arriti ta kaloj në epërsi skuadrën e tij, transmeton Indeksonline.
Klubi I Barcelonës pati një paraqitje katastrofale. Por, përveç kësaj edhe dy futbollistë u lënduan: Gerrard Pique dhe Sergi Roberto.
Katalunasit nuk e shfrytëzuan gabimin e Real Madridit që sot barazoj./Indeksonline/