75 Mall Live Search
10:01 / E Diele, 22 Nëntor 2020 / OSH

Prishtinë, ja djegin veturën në oborr, ankuesi nuk dyshon në askënd

Dje pasdite rreth orës 17:00, Policia e Kosovës ka marr një ankesë se në një shtëpi është djegur një veturë.

Ankuesi ka raportuar se pasi kishte veturën e tij në oborr, kishte dëgjuar krisma më vonë dhe kur ishte dal jashtë e ka parë se vetura e tij është djegur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti policor dhe ekipi i zjarrit. Ankuesi nuk dyshon në askënd pasi nuk kishte ndonjë problem të mundshëm. Rasti është duke u hetuar./Indeksonline/