Arrestohet një person në Gjakovë pasi nuk kishte maskë, Policia thotë se ai u bë arrogant

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, është raportuar për një rast në rrugën “UÇK” në Gjakovë.
Policia e Kosovës në ora 16:50 e dënoi me gjobë një person që nuk kishte vënë maskë, transmeton Indeksonline.
I dyshuari derisa po i shqiptohej dënimi, kishte filluar të bëhej arrogant, thuhet në raportin e Policisë.
Si shkak i kësaj, zyrtarët policer ishin detyruar ta arrestonin atë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/