Hajnat i futen në shtëpi, vjedhin para dhe stoli ari

Një person ka raportuar në polici se i është thyer shtëpia nga persona të panjohur në fshatin Suvi Do në Mitrovicën Veriore.
Policia ka njoftuar se vjedhja e rëndë është raportuar të mërkurën në orën 17 e 15 minuta dhe sipas ankuesit nga shtëpia i janë vjedhur para dhe stoli ari.
Është bërë shikimi i vendit të ngjarjes nga njësitë përkatëse policore dhe rasti vazhdon të mbetet nën hetime./IndeksOnline/