17:11 / E Enjte, 26 Nëntor 2020 / A. M.

MPB: S’kemi pranuar vendim të Gjykatës për pezullim të përkohshëm për konkursin e drejtorit të PK-së!

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se sot, deri në përfundim të orarit të punës nuk kemi pranuar asnjë vendim të një gjykatës për procesin e konkursit për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

“Përderisa nuk kemi vendim zyrtarisht të gjykatës, konkursi është i hapur dhe nuk është anuluar”, thuhet në përgjigjen e MPB-së dhënë Indeksonline.

Ndryshe, konkursi ishte shpallur nga Ministria e Punëve të Brendshme, pas shkarkimit të Rashit Qalaj nga kryeministri Avdullah Hoti.

Aktualisht ushtrues detyre i Drejtorit të përgjithshëm të Policisë është Samedin Mehmeti.