10:40 / E Premte, 27 Nëntor 2020 / Blerim

Kjo video e Pogbas, do t’i shqetësojë tifozët e Man United, shikoni se si po stërvitet ai

Paul Pogba është filmuar duke stërvitur vetëm sot, pamje këto që do t’i shqetësojnë tifozët e Man United.

Fituesi i Kupës së Botës ka humbur dy ndeshjet e fundit të United kundër West Brom dhe Istanbul Basaksehir me një problem në kyçin e këmbës që thuhet se e bëri atë të mungojë, shkruan IndeksOnline

Pogba u detyrua gjithashtu t’i nënshtrohej një operacioni në kyçin e këmbës në janar.

Kishte një farë optimizmi se ai do të ishte i aftë për ndeshjen e ardhshme kundër Southampton, por Pogba u stërvit i vetëm, vetëm duke vrapuar lehtë.