75 Mall Live Search
12:51 / E Premte, 27 Nëntor 2020 / OSH

PDK vendosë mbishkrim në kërkim të Agim Veliut: Lusim qytetarët nëse e shohin, të vij të raportoj në Kuvend

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka thënë se Agim Veliu është në kërkim.

Ajo u ka bërë lutje të gjithë qytetarëve që e takojnë, ta njoftojnë se ka obligim ligjor të raportojë për punën e tij në Kuvend.

“Kërkohet ministri i Rendit Agim Veliu! Lusim qytetarët që nëse e takojnë këtë përson t’i tregojnë se e ka obligim ligjor të vijë të raportojë në Kuvend.”, ka shkruar ajo krahas fotografive të shpërndara në llogarinë e saj në Facebook. /IndeksOnline/