Haradinaj për rastin Dehari: Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar
Kryeministri Ramush Haradinaj i është përgjigjur Lëvizjes Vetëvendosje për zbardhjen e rastit “Dehari”.
Haradinaj tha se nuk kanë shumë materie në lidhje me rastin, por që sipas tij kanë detyra.
“Ne kemi aprovuar një kërkesë në Qeveri për zbardhjen e rastit Dehari. Për mua është e papranueshme që rasti të ndodhë në pakufi. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar”, tha ai.
Kryeministri tha se çdo kërkesë që vjen do të trajtohet me përgjegjësi.
“Kemi respekt për familjen Dehari, sepse i njoh edhe personalisht”, tha ai./AktivPress