Atmosferë në Suharekë për 28 nëntor, aktivitete, muzikë e krenari në festën e sotme

I shoqëruar me muzikë folflorike të kënduar nga djem e vasha të veshur me veshmbathje kombëtare, kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka rikujtuar heroin Besim Ndreca, shkruan IndeksOnline.
“Lavdi e përjetshme për Heroin Besim Ndreca…
Falë dëshmorëve ..”, shkroi ai./IndeksOnline/
Muharremaj tha se falë dëshmorëve shqiptarët i gëzojnë këto ditë lirie.
Kryetari Muharremaj në ditën e shtunë në nder të festës së 28 nëntorit së bashku në dashamirë ka rikujtuar në Samadregjë heroin nga kjo anë.
Gjatë ditës së sotme ata bënë edhe homazhe para shtatores së Besim Ndrecës.
Komandanti i njësitit gueril “Zjarri 002” Besim Ndrecaj, është dëshmor i kombit shqiptar i cili vdiq më 3 maj 1995 pasi nuk pranoi të dorëzoj armën në vendin e tij të punës./IndeksOnline/