Në shkollat e Podujevës nuk do të ketë mësim të hënën

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Podujevës ka vendosur që të mos zhvillohet procesi mësimor të hënën, më 30 nëntor, në të gjitha shkollat e kësaj komune.
Sipas këtij vendimi, arsye që të mos ketë mësim në këtë ditë është cekur rreziku i përhapjes së virusit korona.
“Të nderuar drejtorë të shkollave në Komunën e Podujevës. Meqë të dielën mbahen zgjedhjet për Kryetar Komune, të hënën, më dt.30/11/2020, nuk do të mbahet mësim në shkollat e Komunës së Podujevës, për shkak se nuk dëshirojmë t’i rrezikojmë nxënësit (frekuentimi i shkollës nga votuesit paraqet rrezik potencial të përhapjes së virusit covid-19), deri në dezinfektimin e të gjitha hapësirave të shkollave”, thuhet në vendim. /IndeksOnline/