75 Mall Live Search
10:20 / E Diele, 29 Nëntor 2020 / Blerim

Policia e Buenos Aires, bastisë shtëpitë e tre personave që bën fotografi me kufomën e Maradonës

Polica e Buenos Aires në Argjentinë ka filluar bastisjen e shtëpive të tre përsonave që u fotografuan me kufomën e Maradonës dhe e postuan atë në rrjetet e tyre sociale.

Legjenda e futbollit botëror dhe atij argjentinas, u nda nga jeta ditën e mërkurë, pas një sulmi në zemër, shkruan IndeksOnline

E në ditën e ceremonisë së varrimit, ndodhi një skandal i vërtetë, tre puntorë të murgut, u fotografuan me kufomën e Maradonës dhe pastaj e postuan atë në rrjetet e tyre socaiale.

Kështu, policia argjentinase sot ka bastisur shtëpitë e këtyre personave, gjithashtu ka konfiskuar një laptop, tre telefona mobilë, një USB dhe disa rroba të të dyshuarve.