75 Mall Live Search
23:58 / E Diele, 29 Nëntor 2020 / C E

Babai i Haaland tregon se cila skuadër ishte afër ta transferonte sulmuesin e Dortmundit

Një nga klubet e para të huaja që u interesua për Erling Haland ishte Juventusi.

Drejtuesi i atëhershëm i Juventusit, Bepe Marota ishte në avantazh për bomberin norvegjez ndaj Manchester United dhe Barcelonës.

Kishte gjithashtu një takim midis drejtuesve të kampionëve të shumëfishtë të Italisë, atyre të Molde dhe agjentit të sulmuesit norvegjez. Këtë prapaskenë e zbulon babai i Erling Haland  ku ka deklaruar se ka qenë pranë transferimit tek klubi bardhezi.

E gjitha është e vërtetë. Ai mund të ishte larguar nga Norvegjia në janar të 2018 dhe të transferohej në Torino, por me djalin tim vendosëm që në atë fazë të karrierës së tij do të ishte më mirë të rritet gradualisht. Ai ishte vetëm 17 vjeç, Salzburgu ishte zgjedhja e duhur për karrierën e tij profesionale e cila më pas e çoi atë te Borusia Dortmund.

Unë mendoj se ishte shumë herët për të shkuar tek Juventusi. Unë e konsideroja Salzburgun ekipin ideal, ishte gjithashtu e rëndësishme të kuptoja se çfarë roli do të luaja në klubin që do të zgjidhja. Në Austri kishte më shumë shanse për të luajtur dhe për të shkëlqyer.

Gjithashtu sepse klubi i Juventusit, e trajnuar në atë kohë nga Alegri, kishte sulmues të kompletuar në organikën e saj si Higuaín, Mandzukiç, Kean, Dybala, Kosta, Cuadrado, Bernardeski.

Paratiçi, në fshehtësi po fillonte të endte komplotin e ‘goditjes së shekullit’ Cristiano Ronaldo së bashku me superagjentin portugez Mendez”, përfundon babai i Erlind Haland.