E bëri vajzën për spital, arrestohet i dyshuari në Prizren
Është arrestuar një person në Prizren, pasi që ai ka sulmuar fizikisht vajzën e tij.
Sipas policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor për shkak të lëndimeve trupore, transmeton IndeksOnline.
Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.
Rasti i dhunës është lajmëruar të dielën në orën 13 e 20 minuta./IndeksOnline/