75 Mall Live Search
12:02 / E Hënë, 30 Nëntor 2020 / C E

Nga 1 dhjetori nis faza përgatitore e NBA, por maksimumi me 4 lojtarë

Përmes një buletini me 134 faqe, NBA-ja ka zyrtarizuar nisjen e fazës përgatitore për sezonin 2020-2021, duke e nisur nga 1 dhjetori.

Stërvitjet do të jenë më së shumti individuale ose maksimumi deri në 4 lojtarë (edhe 4 staf) dhe ato do të kryhen në qendrat stërvitore të skuadrave. Të gjithë do të respektojnë protokollin antiCovid.

Të gjithë basketbollistët që do të hyjnë në palestër do të kenë të paktën 3 teste radhazi negative. Duke nisur nga 4 dhjetori do të lejohen stërvitjet ekipore, pasi lojtarët të kenë kryer 2-3 teste antiCovid gjatë këtyre ditëve.

Siç dihet, sezoni sportiv 2020-2021 në NBA, do të nisë më 22 dhjetor dhe ekipet do të luajnë 74 ndeshje në sezonin e rregullt. Është vendosur që ekipet të bëjnë një pushim 5-ditor më 5-10 mars, ku pritet të zhvillohet eventi i “All Star Game”.