Policia kufitare në Vërmicë konfiskon rreth 30 kg drogë

Policia e Kosovës në angazhimet e saj të vazhduesheme në garantimin e rendit dhe sigurisë publike, gjatë javës që po lëmë pas ka zhvilluar edhe operacione të tjera që nderlidhen me parandalimin dhe mbrojtjen nga veprimtaritë e ndryshme kriminale që rrezikojnë sigurinë e përgjthithshme, në veçanti shëndetin e të rinjve tanë.
Në këtë kontekst më 26.11.2020 rreth ores 18:30, Policia e Kosovës për mbikçyrje kufitare, rajoni Përendimi, gjatë realizimit të detyrave operacionale, me rastin e vezhgimit në terren, konkretisht në fshatin Vërmicë, nga largësia përmes pajisjeve (për vëzhgim gjatë natës) ka vërejtur lëvizje të dy personave të dyshuar, të cilët lëviznin nga territori i Republikës së Shqipërisë në drejtim të Republikës së Kosovës.
Të dyshuarit, në një largësi, nga zyrtarët policorë kanë hedhur dy çanta të zeza nga dora dhe falë konfigurracionit të terrenit (malor) kanë arritur të iknin në drejtim të Shqipërisë.

Policia në të dy çantat e hedhura nga të dyshuarit ka gjetur disa qese të mbështjella që dyshohej të jenë substanca narkotike. Lidhur me to janë informuar njësitet kompetente të antidrogës, në Prizren, dhe Forenzika për procedura të mëtejme.

Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar dy (2) çanta të zeza, ku brenda tyre kishte pesëdhjetë (50) paketime najloni me substancë të dyshuar narkotike, lloji marihuanë me peshë totale prej njëzetë e tetë (28) kilogramë e 686.8 gramë.
Në konsultim me prokurorin kompetent është iniciiuar rasti “Blerja, posedimi, shperndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope analoge” dhe hetime të mëtejme janë në proces.
Deri në këtë periudhë të vitit janë konfiskuar mbi 200 kg substanca narkotike llojesh të ndryshme, përderisa Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e pakompromis të rastave të trafikimit dhe abuzimit me substanca narkotike.
