Vajzat e Kosovës na përfaqësojnë denjësisht, i ndalin kampionet e Evropës

Ka përfunduar pjesa e parë pa gola në ndeshjen Holandë – Kosovë për vasha, që i takon kualifikimeve për kampionatin evropian “Euro 2021”.
‘Dardanet’ arritën me sukses të ndalin tentimet e kampioneve të Evropës në fuqi, të cilat dominuan në lojë por nuk arritën të realizonin, shkruan Indeksonline.
9 goditje drejt portës i patën ‘Tulipanet’ ndërsa vajzat tona asnjë.
Ndeshjen e parë në Prishtinë, Holanda e kishte fituar 6-0.
/Indeksonline/