Haradinaj: Kisha fatin të jem bashkëpunëtor i Presidentit Rugova, në vitet e para të lirisë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar ish- presidentin Ibrahim Rugova me rastin e ditëlindjes së tij.
Ish- kryeministri Haradinaj thënë se ndihet me fat që ka qenë bashkëpunëtor i tij, transmeton IndeksOnline.
Haradinaj ka thënë se gjithmonë i kujton idetë e qëndrimet e tij.
Shkrimi i tij i plotë:
Presidenti historik, Ibrahim Rugova mori përsipër udhëheqjen e vendit me mjete paqësore, në rrethana shumë të rënda për Kosovën dhe shqiptarët.
Kisha fatin të jem bashkëpunëtor i Presidentit Rugova në vitet e para të lirisë. Gjithmonë i kujtoj idetë e qëndrimet e tij, bashkëpunimin dhe veçmas mbështetjen që më dha në kohën kur isha ftuar për ballafaqim me drejtësinë ndërkombëtare.
Bashkë arritëm t’i zhdukim ndasitë e theksuara që ishin brenda nesh.
Urime ditëlindja, President!
RH