75 Mall Live Search
10:52 / E Mërkurë, 02 Dhjetor 2020 / OSH

Kryesia e LDK-së bën homazhe te varri i Rugovës, për datëlindjen e tij

Sot është datëlindja 76-të e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Për të nderuar veprimtarinë e tij, Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka bërë homazhe tek varri i tij,shkruan IndeksOnline.

Me këtë rast, nënkryetari i LDK-së, njëherësh kryetar i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vlerësuar Rugovën si një njëri që ndryshoi politikat dhe mënyrën se si realizohen ëndërrat për liri dhe sovranitet.

“Neve të gjallëve na ka mbetur që të realizojmë atë qëllim që ta bëjmë lirinë e plotë për të gjithë, që ta shtrijmë pavarësinë njejtë në tërë territorin e Kosovës dhe që ta zhvillojmë demokracinë që është shtyllë, për Rugovën dhe LDK, e barasvlefshme me lirinë dhe pavarësinë e saj”, tha ai./IndeksOnline/