75 Mall Live Search
15:39 / E Enjte, 03 Dhjetor 2020 / OSH

Djegia e kamionetës në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detaje

IndeksOnline ka raportuar gjatë ditës së sotme për djegien e një kamionete në autostradën “Ibrahim Rugova”, në mëngjesin e sotëm.

Në lidhje me këtë rast për IndeksOnline është deklaruar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai në një prononcim për IndeksOnline nuk ka bërë të ditur nëse ka të lënduar.

“Rreth orës 10:00 është marrë informata se në fshatin Arllat respektivisht në autostradë një kamionetë është përfshirë nga zjarri. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, janë ftuar edhe zjarrfikësit. Ka filluar puna për të ndriçuar faktorët që kanë shkaktuar zjarrin”, ka thënë zëdhënësi Borovci.

IndeksOnline ju sjell pamje: