Ky është shorti i gjysmëfinaleve të Ligës së Kombeve, Spanja takohet me Italinë

Sot është hedhur shorti për gjysmëfinalet e sezonit të dytë të Ligës së Kombeve.
Pas këtij shorti të hedhur, mësohet se Kombëtarja e Italisë do të takohen me Spanjën që do të jetë vërtetë një ndeshje e mirë, shkruan IndeksOnline
Ndërsa, Belgjika do të ketë kundërshtarë fituesin e Kupës së Botës, Francën.
Ndeshja mes Italisë dhe Spanjës do zhvillohet në Milano në datën 6 tetor.
Kurse, Belgjikë – Francë do zhvillohet me 7 tetor në Torino.
‘Lufta’ për vendin e tretë dhe finalja do zhvillohen me 10 tetor 2021.