Batusha, drejtorit të Spitalit të Gjakovës: Po mundohesh të paraqitësh diçka jo reale, kur edhe ju e dini që nuk është!

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Agon Batusha ka deklaruar se do të vazhdon të denoncoj publikisht, ligjërisht dhe politikisht çdo vështirësi, parregullsi dhe shqetësim të raportuar nga qytetarët të këtij vendi.
Përmes një reagimi në Facebook, ndaj drejtorit të Spitalit të Gjakovës, ai ka shkruar ky i fundit po mundohesh të paraqitës Spitalin e Gjakovës si të vetëmjaftueshëm. “… kur edhe ju e dini që nuk është?”.
Postimi i plotë:
I nderuar u.d. i Drejtor të Spitalit Regjional të Gjakovës,
Vetëm sa për të ju bërë të qartë, unë Agon Batusha deputet i Kuvendit të Republikës do të vazhdoj të denoncoj publikisht, ligjërisht dhe politikisht çdo vështirësi, parregullsi dhe shqetësim të raportuar nga qytetarët të këtij vendi. Kjo është puna ime. Kurse puna juaj është të menaxhoni institucionin në mënyrë sa më të mirë të mundshme duke ju shmangur dramave që kanë synim mbulimin e dështimeve menaxheriale.
Asnjë institucion në Kosovë nuk është i vetëmjaftueshëm, pse po mundohesh të paraqitësh Spitalin e Gjakovës si të vetëmjaftueshëm, kur edhe ju e dini që nuk është?
Pse po të shqetësojnë raportimet e qytetarëve që brengosen për shëndetin e tyre?
Pse harxhon kohë me polemika të kota në vend se të angazhohesh në plotësimin e nevojave të pacientëve të brengosur?
Nëse gjendja qenka kaq e mirë, pse transferohen pacientët në spitalet tjera rajonale?
Unë jam këtu që të ndihmoj për çfardo vështirësi që kanë institucionet publike e në veçanti ato shëndetësore në këtë kohë pandemie, e jo të brengosem për imazhin menaxherial të kujdo qoftë.
Andaj, lëre facebook-un dhe puno! Angazhimi im do të vazhdoj edhe më tutje të jetë në shërbim të qytetarëve, dhe vetëm të qytetarëve.