21:46 / E Enjte, 03 Dhjetor 2020 / Blerim

Ramush Haradinaj thotë se ka informata se nuk është subjekt i hetimit të Speciales

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, në emisionin Pressing në T7, ka thënë se ka informata që Gjykata Speciale nuk është duke e hetuar më.

“Kam informata se nuk jam më subjekt i hetimit të Speciales. Kjo është ajo që kam dëgjuar dhe e di. Edhe kur kam qenë i dyshuar dhe kam qenë atje. Më shumë jam pyetur për njohuri se sa për vepra”, theksoi Haradinaj.

Ai më herët ka deklaroi se në momentin që bëhet president më nuk merret me AAK-në. Haradinaj gjithsesi kërkon që marrëveshja politike të ketë një  mirëkuptim të gjerë.