Arrestohet i dyshuari për kanosje në Graçanicë

Policia ka arrestuar personin e dyshuar, i cili të mërkurën kishte kanosur një person me vrasje me familje për shkak të një borxhi.
Kanosja, sipas policisë ka ndodhur në Graçanicë, ndërsa edhe arrestimi i të dyshuarit ëtë bërë po në këtë vend, transmeton IndeksOnline.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari me urdhër të prokurorit të rastit është dërguar në qendrën e mbajtjes.
Hetimet, lidhur me kanosjen ende janë duke vazhduar./IndeksOnline/