75 Mall Live Search
09:47 / E Shtunë, 05 Dhjetor 2020 / Blerim

Del testamenti i Maradonës, këta janë tre familjarët që ai ka përjashtuar!

Tashmë mediat e njohura në Argjentinë e kanë publikuar testamentin e plotë të legjendës së futbollit botëror dhe argjentinas, Diego Maradonës.

Legjenda Maradona u nda nga jeta në moshën 60 vjeçare dy javë më parë, ku nuk arriti t’i bënte ballë një sulmi në zemër, shkruan IndeksOnline

Në testamentin e Maradonës nuk përfshihen vetëm tre familjarë të tij, bëhet fjalë për ish-gruan Claudia Villafane dhe dy vajzat Dalma dhe Giannina.

Kujtojmë se Maradona nuk do të harrohet asnjëherë për golin e shënuar me dorë në takimin Argjentinë – Angli në kuadër të Kupës së Botës të vitit 1986.