75 Mall Live Search
10:16 / E Shtunë, 05 Dhjetor 2020 / A. M.

Aksidenti mes 3 veturave në Prishtinë, policia jep detaje!

Policia e Kosovës ka konfirmuar se sot rreth orës 07:00 në rrugën “Nekibe Kelmendi”  në Prishtinë, ka ndodhë një aksident trafiku në mes të 3 automjeteve.

Zëdhënësja për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar për “Indeksonline” se si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 tre persona. 

Me rastin po merret njësiti i trafikut. /Indeksonline/