75 Mall Live Search
19:12 / E Shtunë, 05 Dhjetor 2020 / B O

16 vjeçari debuton në derbin e sotëm, vlerësohet si lojtar me të ardhme të madhe

Blerjon Avdimetaj ka debutuar në Ligën e Parë në një ndeshje shumë të rëndësishme për skuadrën e tij.

Avdimetaj që është talent i skuadrës A&N është paraqitur sot për skuadrën e tij në ndeshjen shumë të rëndësishme ndaj Onixit. Granit Dervisholli, menaxher i skuadrës e ka vlerësuar talentin.

“Është e ardhmja e skuadrës tonë. I ka të gjitha elementet e futbollistit. Poashtu është punëtor i madh dhe ka aftësi të mëdha. Sot i kemi dhënë mundësinë për debutim sepse e ka merituar këtë. Aktualisht po luan në pozitën e qendërmbrojtsëit, por mendojmë që ka edhe aftesi për të mbuluar pozicione të tjera në fushë. Blerjoni lirisht mund të llogaritet edhe si e ardhme e futbollit kosovar” ka thënë Dervisholli.

16 vjeçari është përfaqësues edhe i Kosovës U-17. Avdimetaj shquhet edhe për fizikun e jashtëzakonshëm që ka.

Merita të mëdha nē zhvillimin e tij ka edhe presidenti i klubit, Agim Buduri./Indeksonline/