75 Mall Live Search
23:06 / E Shtunë, 05 Dhjetor 2020 / B O

Interi mposht Bolognan dhe ngjitet në vendin e dytë të Serisë A

Interi mundi 3-1 Bolonjën në San Siro në javën e dhjetë të Serisë A, duke u ngjitur në vendin e dytë të renditjes e duke zbritur Juventusin në të tretin.

Romelu Lukaku në minutën e 16 kaloi në avantazh zikaltërit, ndërsa Aschraf Hakimi zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer, të kurorëzuar nga një dygolësh. Goli i parë erdhi në minutën e fundit të pjesës së parë, kur mbrojtësi i djathtë shfrytëzoi një pasim të bukur të Brozovic për të ndëshkuar portierin Skorupski.

Në minutën e 67, Vignato rihapi ndeshjen duke ngushtuar diferencën, por 3 minuta më vonë, Hakimi shënoi një supergol, pas një aksioni individual.