Formacionet zyrtare: Drita – Ballkani

Sot me fillim nga ora 13:30, do të zhvillohet takimi ndërmjet Dritës dhe Ballkanit, duel ky në kuadër të xhiros së 16’të në Superligën e Kosovës në futboll.
Kjo është kryendeshja e kësaj jave, pasi Ballkani ndodhet në pozitën e parë në tabelë me 35 pikë i ndjekur nga Drita që zë vendin e dytë me 33 sosh, shkruan IndeksOnline
Tashmë Nuhiu dhe Munishi kanë publikuar edhe 11-shet e tyre startuese për këtë sfidë.
Drita: Rexhepi, Jamal, Gërbeshi, Limani, B.Shabani, Ajzeraj, Blakçori, Vucaj, Rexha, Xh.Shabani, Fazliu. Kryetrajner: Ardian Nuhiu
Ballkani: Rugji, Thaqi, Potoku, Berisha, Gripshi, Krasniqi, Daku, Kuc, Jashanica, Prekazi, Baftiu. Kryetrajner: Ismet Munishi
Gjyqtarë: Dardan Caka, Fatlum Berisha, Besnik Morina, Ilir Mehmeti
Stadiumi: i qytetit – Gjilan