Doli negativ në Covid, Rozana Radi ritestohet dhe del pozitiv

Këngëtarja Rozana Radi ka bërë një test të Covid-19, në të cilin rezultoi negative.
Por, më pas, ajo u ritestua dhe doli pozitive, pra, është infektuar me këtë virus, shkruan Indeksonline.
Lajmin e bëri të ditur vet këngëtarja, përmes një postimi të bërë në Instagram.
“Pas nje rezultati Negativ riperserita tamponin dhe…. POZITIV . Jam karantinuar dhe po marr mjekimin e nevojshem duke u konsultuar me mjekun e familjes. Per momentin jam ne gjendje te qendrueshme shpresojme te shkoj gjithcka mire!” shkroi ajo.
Urojmë ta kalojë lehtë. /Indeksonline/