Lajm i mirë për KF Vëllaznimin, Komuna e Gjakovës pritet të ndaj 15 mijë euro për klubin

Skuadra e KF Vëllaznimi është duke pasur probleme të mëdha financiare.
Por, Komuna e Gjakovës, saktësisht kryetari, Ardian Gjini ka vendosur t’i ndihmoj klubi të Vëllaznimit.
Drejtori Sportiv i Vëllaznimit, Besnik Gojani në një prononcim për Indeksonline ka konfirmuar lajmin se kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka propozuar që klubit të futbollit t’i ndahen 15 mijë euro.
“Me kërkesë te Kryetarit te Komunës me datën 10 mbahet mbledhja e asamblesë, ku pritet miratimi nga asambleja. Ne si klub falënderojmë Kryetarin e Komunës”, u shprehë Gojani.
Klubi i vjetër kosovar për momentin gjendet në vendin e 8-të në Ligën e Parë me 14 pikë të grumbulluara pas 14 ndeshjeve./Indeksonline/