Yll Buleshkajt i pranohet ankesa, obligohet KQZ-ja që ta zbatojë vendimin

Këshilli i Pavarur Mbikqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, ka shqyrtuar ankesën e parashtruar e Yll Buleshkaj, kundër vendimit të Kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, për çështjen juridike “Kontestim konkursi”.

Këshilli i Pavarur Mbikqyrës e ka aprovuar si të bazuar ankesën e parashtruar nga Buleshkaj, transmeton IndeksOnline.
“Anulohet vendimi nr 77-2020, i datës 04.09.2020, i Kryetarës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Konkursi i KQZ-35/2020, i datës 25.06.2020, i shpallur nga Komisioni Qëndror të Zgjedhjeve si dhe çdo veprim tjetër lidhur me procedurën e rekrutimit.
Në vendimin e siguruar nga IndeksOnline, tutje thuhet se obligohet kryetarja e KQZ-së, Daka si dhe Sekretariati që të zbatojë këtë vendim në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të tij.

Tutje, kundër vendimit të Këshillit, pala e pakënaqur e cila pretendon se vendimi i Këshillit nuk është i ligjshëm mund të iniciojë konflikt administrative në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative brenda afatit prej 30 ditësh, nga dita në të cilën i është dorëzuar vendimi. /IndeksOnline/