75 Mall Live Search
23:57 / E Martë, 08 Dhjetor 2020 / C E

Reagon UEFA: Do të zhvillojmë një hetim të plotë

UEFA ka reaguar për incidentin e ndeshjes në mes të PSG-së dhe Istambul Basaksehir.

Shtëpia Evropiane e futbollit ka thënë se do të nisin një hetim për ngjarjen dhe nuk do të ketë tolerime.

“UEFA është në dijeni të një incidenti gjatë ndeshjes së sotme në Champions League midis Paris Saint-Germain dhe Istanbul Basaksehir dhe do të zhvillojë një hetim të plotë. Racizmi, dhe diskriminimi në të gjitha format e tij, nuk ka vend brenda futbollit”, ka shkruar UEFA. /IndeksOnline/