75 Mall Live Search
09:16 / E Mërkurë, 09 Dhjetor 2020 / C E

Çfarë do të ndodh me gjyqtarin që përdori shprehje raciste në ndeshjen PSG – Basaksehir?

Ndeshja e Ligës së Kampionëve midis PSG-së dhe Basaksehirit u shty për sot pasi gjyqtari i katërt përdori shprehje raciste kundrejt ndihmëstrajnerit të skuadrës turke, Pierre Webo.

Rumuni Sebastian Coltescu ishte zyrtari i katërt i ndeshjes kur iu drejtua kryesorit “duhet ta dëbosh zezakun jashtë”.

Ndeshja do të luhet sonte nga ora 19:00 dhe do të drejtohet nga gjyqtarë të tjerë që do të caktohen nga UEFA-ja.

Por çfarë do të ndodhë me gjyqtarin rumun, Coltescu?

Nëse vërtetohet se kishte fyerje raciste, gjyqtari nuk do të mund më asnjëherë të marrë pjesë në ndeshjet e organizuara nga UEFA-ja dhe FIFA.

Ai gjithashtu mund të marrë një dënim edhe nga Federata Rumune e Futbollit për të mos referuar ndeshje të kategorisë së lartë.

Ndëshkim, por më të lehtë mund të marrë edhe gjyqtari kryesor, i cili nuk reagoi kur dëgjoi një shprehje të tillë.

UEFA-ja ka treguar se nuk do të ketë aspak tolerime në luftën kundër diskriminimit racor. /IndeksOnline/