51 aksidente brenda ditës, njëri përfundon me fatalitet

Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh ka njoftuar se janë shënuar në mbarë vendin 51 aksidente, transmeton IndeksOnline.
Prej tyre 1 ka përfunduar me fatalitet në Shakojvc të Podujevës, aksident ky mes një traktori dhe veture, ndërsa 15 aksidente kanë qenë me të lënduar.
Po ashtu policia ka njoftuar se 35 aksidente të tjera kanë përfunduar vetëm më dëme materiale./IndeksOnline/