Fury nuk do të jetë i pranishëm në duelin Joshua – Pulev, tregon çfarë do të bëj gjatë kësaj kohe

Boksieri britanik Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë (WBC), ka deklaruar se nuk do të jetë në Londër më 12 dhjetor, për të parë duelin mes patriotit të tij Anthony Joshua (kampion bote në IBF, WBA e WBO) dhe bullgarit Kubrat Pulev.
Kjo sfidë do të zhvillohet në stadiumin “O2 Arena” ku britaniku do të mbroj rripat e fituar.
Promotori Eddie Hearn pat deklaruar më herët se Fury do të jetë, por boksieri e mohoi.
“Unë nuk do të jem në ndonjë duel boksi këtë fundjavë. Kështu, për të gjithë ata që bëjnë rrëmujë e thonë thashetheme, unë nuk do të jem për të parë sfidën mes Joshua dhe Pulev”, tha Fury.
“Mos prisni fishekzjarrë në atë sfidë dhe mos prisni që unë të bëj ndonjë gjë, pasi nuk do të jem aty. Unë do të jem duke punuar si gjithnjë në palestër. Do punoj për të qenë në formë dhe gati”, u shpreh Tyson Fury. /IndeksOnline/