75 Mall Live Search
10:31 / E Enjte, 10 Dhjetor 2020 / OSH

Udhëheqësja e BE-së turpëron kryeministrin britanik, e shtyen për distancë, i thotë ta vë maskën

Udhëheqësja e BE, Ursula von der Leyen, dhe kryeministri britanik, Boris Johnson, u takuan për negociata të mëtejme për Brexit-in.

Para se të dilnin për fotot zyrtare, Von Der Leyen, e këshilloi kryeministrin britanik që të mbante distancën në takim.

Kur filluan fotot zyrtare, udhëheqësja e BE-së hoqi për pak sekonda maskën, gjë të cilën e bëri edhe Johnson, i cili e futi në xhep.

Mirpo, zonja nga BE-ja e këshilloi atë përsëri që të vinte maskën, veprim të cilin e bëri edhe vetë./Indeksonline/