75 Mall Live Search
14:39 / E Enjte, 10 Dhjetor 2020 / OSH

Në Bruksel u diskutua për pensionet dhe kadastrin

Me ndërmjetësim të emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, delegacioni i Kosovës, i prirë nga koordinatori shtetëror Skender Hyseni, ka  zhvilluar sot, më 10 dhjetor, në Bruksel takimin e radhës me delegacionin serb.

Temë e diskutimit ishin pensionet dhe kadastra. Ky diskutim ishte vazhdimësi e trajtimit të këtyre çështjeve në takimin e kaluar, më 29 tetor 2020.

Edhe pas një diskutimi të gjatë, ende nuk ka përafrim të ndishëm të qëndrimeve. Sidoqoftë, kishte pajtim që diskutimi i këtij elementi të marrëveshjes së përgjithshme midis dy vendeve të vazhdojë në takimin e radhës.