75 Mall Live Search
19:39 / E Enjte, 10 Dhjetor 2020 / A. M.

40 vjeçari bie nga lartësia, ishte duke rregulluar ndriçimin e një skene teatrale!

Raportohet se rreth orës 14:20, në Prishtinë, një person, rreth moshës 40 vjeç, deri sa ka qenë duke rregulluar ndriçimin në një skenë teatrale ka rënë nga një lartësi prej  5- 6 metrash.

Indeksonline mëson se për pasojë i njëjti ka pësuar lëndime trupore  dhe nga ekipi i mjekëve emergjent është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

 Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin.