75 Mall Live Search
09:54 / E Premte, 11 Dhjetor 2020 / OSH

Keqësohet gjendja e pacientëve me Covid në Pejë, 41 persona në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, janë duke u trajtuar 147 persona me Covid, ndërsa prej tyre 108 kanë nevojë për trajtim me oksigjen.

Nga ana tjetër është rritur numri i atyre që janë në gjendje të rëndë, nga  27 që ishin një ditë më parë, tashmë janë 41 pacientë që janë në gjendje të rëndë, transmeton IndeksOnline.

Ndërkaq siç njofton spitali 11 pacientë janë shëruar gjatë 24-orëve të fundit nga Covidi-19.

Raporti i plotë:

11 pacientë janë shëruar gjatë 24- orëve të fundit nga Covidi-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 147 sish janë duke u trajtuar aktualisht me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 4 pacientë janë me respiratorë (CPAP), 108 pacientë janë me oksigjenoterapi, ndërsa nga ta 41 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Ndryshe gjatë 24-orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 154 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe nga ta 20 pacientë janë shtruar për trajtim të mëtejshëm.

2 lindje kanë qenë gjatë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë dhe 2 foshnjat e porsalindura janë të gjinisë femërore.

236 pacientë kanë kryer analiza, që në total janë bërë 3.292.