75 Mall Live Search
10:20 / E Premte, 11 Dhjetor 2020 / OSH

Alaba shumë afër Real Madridit

David Alaba është pranë kalimit në Real Madrid. Mbrojtësi i Bayern Munchenit s’po e gjen gjuhën e përbashkët me skuadrën bavareze dhe është duke shikuar mundësinë e largimit në janar.

Afati i dhënë nga David Alaba për ekipin bavarez për të arritur një marrëveshje përfundoi më 1 dhjetor. Alaba nuk ka ndryshuar mendim dhe vazhdon të mendojë se koha e tij në Bayern ka mbaruar.

Gjatë kësaj jave raportohet se ka pasur zhvillime konkrete me Realin dhe se në ditët e para të janarit pritet zyrtarizimi i kalimit të Alabas në Madrid.

Së fundi edhe PSG-ja ka hyrë në garë për shërbimet e tij, por se lojtari preferon më shumë kalimin në La Liga./Indeksonline/