Sekretari i Infermierëve e Profesionistëve të tjerë Shëndetësor në ditën e dytë të grevës së urisë, ka tri kërkesa për MSh-në

Enlirat Duraku, sekretar i Sindikatës së Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë, ka hyrë i vetëm në grevë urie.
Ai sot po mban ditën e dytë të grevës së urisë për shkak të neglizhencës siç ka thënë ai që po u bëhet punëtorëve shëndetësorë.
Duraku ka thënë për IndeksOnlinen se derisa Bordi i postës i rrit pagat 2.500 €, Bordi i SHSKUK-së dhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, nuk kanë vullnet që ta rrisin pagën e ndërrimit të natës, siç po kërkojnë ata nga 18 në 36 euro.
Ai ka treguar kërkesa e infermierëve dhe punëtorëve të tjerë shëndetësorë e të cilat janë tri.
“ Infermieri nuk po kërkon 2.500€ pagë edhe pse e meriton, kërkojmë vetëm rritje të pagesës së ndërrimit të natës nga 18 € në 36 €, pagesën e orëve shtesë punës gjatë vikendeve dhe pagesën e rrezikshmërisë”, tha Duraku.