Dështon raportimi i ministrit Abrashi në Komisionin hetimor, mungojnë deputetët

Në Komisioni hetimor parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës, ishte ftuar për të raportuar sot ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, por që për mungesë kuorumi ka dështuar mbajtja e mbledhjes.
Kryesuesja e Komisionit…, Eliza Hoxha, ka thënë se shtyhet takimi për javën e ardhshme.