75 Mall Live Search
14:22 / E Premte, 11 Dhjetor 2020 / OSH

Policia po e kërkon këtë person, është nga Deçani

Policia e Kosovës – Drejtoria rajonale e policisë në Pejë, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime të tjera të personit të kërkuar më urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon:

Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

  • VETON (Demush) MEMAJ  i lindur më 02.01.1991 nё DEÇAN.

I denuari është i kërkuar për veprat penale:

  • Lёndim i rёndё trupor
  • “ Mbajtje nё pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar tё armёve”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkëngjitur, ta lajmërojë Policinë e Kosovës apo të paraqiten në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria rajonale e policisë në Pejë, çdo të premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: