75 Mall Live Search
16:27 / E Premte, 11 Dhjetor 2020 / A. M.

5 komuna dalin nga zona e kuqe, u hiqet ora policore

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se 5 komuna kanë dalë nga “Zona e kuqe”.

Aktualisht në “Zonën e kuqe” janë 16 komuna, ndërsa ende nuk u bë e ditur se cilat janë këto komuna që ende do të ballafaqohen me kufizim të lëvizjes.

Në “Zonën e verdhë” janë 9 komuna, ndërsa në “Zonën e gjelber” janë 13 komuna.

Zemaj tha se masat e marra për COVIDIn-19 duhet të vazhdojnë me një intensistet të shtuar.