75 Mall Live Search
17:49 / E Premte, 11 Dhjetor 2020 / kutia

Nga një kafe në Shkup, Haradinaj dhe Zaev diskutojnë për shumë çështje!

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim me kryeministrin, Zoran Zaev, në Maqedoninë Veriore.

“Gjatë vizitës time në Shkup, takova mikun tim Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë së Veriut. Biseduam për gjendjen politike në vendet tona, krizën ekonomike të shkaktuar nga pandemia, temat e integrimeve euroatlantike dhe tema të tjera me interes për të dyja vendet.

U dakorduam të vazhdojmë kontaktet dhe bashkëpunimin për të avancuar më tutje marrëdhëniet mes dy vendeve”, ka njoftuar Haradinaj. /Indeksonline/